Paralel me ndeshjet në Konferencën e Perëndimit, janë zhvilluar edhe ndeshjet e Ligës së Dytë në Konferencën e Lindjes, aty ku skuadra e vetme shqiptare, Bratstvo regjistroi fitoren më të thellë të javës së 14-të, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Zhitoshi i Prilepit mundi skuadrën shkupjane të Lokomotivës me rezultatin 4:1, duke regjistruar kështu fitoren e –të sezonale.
Erkan Shaip u dallue me dy gola në këtë ndeshje, ndërsa nga një gol realizuan edhe Temur Emini dhe Emir Mustafa. Golin e vetëm për Lokomotivën e realizoi Sllobodan Dukov 3 minuta para fundit të pjesës së parë.
Skuadra lidere e Sllogës nga Vinica, pjesë e së cilës është sulmuesi shqiptarë, Erion Shuku, barazoi 1:1 kundër Detonit Junior, ndërsa në barazim u ndal edhe Sasa, që luajti pa gola në Kamenicë përballë Bellasicës.
Barazimin e dy skuadrave të para në renditje deri në këtë xhiro e shfrytëzoi Pobeda nga Prilepi, që si mysafir mundi Osogovën në Koçani me shifrat 3:1, ndërsa fitores këtë xhiro iu gëzua edhe Kozhuvi, që në Gjevgjeli mundi Kit Go në ndeshjen më interesante të javës. (infOSport.mk)
LDFMV – Lindje, Java 14 |
|||||||||||||||
|