Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Vrioni vazhdon shkëlqimin në Austri (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Xhiakomo Vrioni vijon të shkëlqejë në kampionatin austriak, teksa të shtunën regjistroi edhe dy gola të tjerë me fanellën e Tiro, njofton “infOSport.mk”.

Vrioni realizoi nga një gol në secilën pjesë në fitoren 3:0 të Tirol ndaj Altach, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 16-të në elitën e futbollit austriak.

Vrioni zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12-të, pasi ekzekutoi saktë një penalti, ndërsa në të 88-ën vulosi fitoren e Tirolit, duke shënuar golin e tretë dhe të dytin personal.

Me këtë dopietë, Vrioni shkon në kuotën e 9 golave të shënuar në kampionatin elitar austriak, derisa më mirë se ai ka bërë vetëm ylli gjerman i Salzburgut, Karim Adeyemi, që me 11 gola të shënuar kryeson renditjen e golashënuesve.

Njëjtë si Vrioni me nga 9 gola pas Adeyemi renditen edhe Jeboah i Shturm Graz dhe Pink i Klagenfurt. (infOSport.mk)

Leave a Reply