Në këto momente në stadiumin “Santiago Bernabeu” po zhvillohet derbi ndeshja e javës së 15-të midis Real Madridit dhe Seviljës, njofton “infOSport.mk”.
Pas 45 minutave të para rezulati është i barabartë 1:1, ndërsa këtë takim nga afër po e ndjek edhe deputeti i AlternAtivës, Skender Rexhepi – Zejdi, i cili bashkë me përfaqësuesit e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut po merrë pjesë në kuvendin e 143 të IPU (Unionin Inter-parlamentar), ku pjesëmarrës nga gjithë globi gjatë këtyre ditëve po diskutojnë mbi rolin e parlamenteve në ngritjen e shtyllave demokratike dhe drejtave të njeriut, në përballjen me pandeminë, shfrytezimin e teknologjive nê sistemin arsimor, luftën ndaj dhunës ndaj fëmijëve dhe keqpërdorimit të tyre.
Si duket pas obligimeve të kryera brenda ditës, Skender Rexhepi – Zejdi i ka lejuar vetes që në orët e mbrëmjes të shijojë nga afër edhe magjitë e skuadrës së tij të zemrës, Real Madridit, e më konkretisht të futbollistit të tij të preferuar, Karim Benzema. Ky i fundit i dha buzëqeshjen deputetit të AlternAtivës në minutën e 32-të, kur arriti të barazojë shifrat në 1:1, ndërsa mbetet të shihet gjatë pjesës së dytë, nëse Reali i tij do të arrijë deri tek triumfi, për të vazhduar për të qenë lider në La Liga. (infOSport.mk)