Milani ka bërë një hap fals, teksa në kuadër të javës së 14-të u mposht nga Sassuolo me rezultatin 1:3. Takimi në fjalë nuk paralajmëroi një rezultat të tillë, pasi Milani me golin e shënuar nga ana e kapitenit Romanjoli në minutën e 25-të bëri që “San Siro” të shpërthejë në festë.
Megjithatë festa “kuqezi” zgjati shumë pak, pasi 3 minuta më vonë miqtë barazuan me Skamaça.
Në minutën e 33-të Sassuolo bëri kthesë totale të rezultatit, kjo falë autogolit të Simon Kjaer, i cili devijoi gabimisht topin në portën e tij.
Me shifrat 2:1 u mbyll pjesa e parë, me ç’rast Stefano Pioli në fillimin e pjesës së dytë vendosi që në lojë të inkuadrojë dyshen Kessie – Messia.
Edhe pse rastet nuk munguan për Milanin, miqtë në minutën e 66-të përmes Berardit shënuan edhe golin e tretë, duke i dhënë goditjen përfunidmtare skuadrës së Milanit, kjo edhe shkaku i kartonit të kuq të kapitenit Romanjoli në minutën e 77-të.
Sassuolo do ta kishte më të lehtë për mbrojtur avantazhin e dyfishtë dhe ia doli me sukses, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në Milano, ndërsa “kuqezinjtë” tanimë janë vetëm një pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Interi.
Milani pas 14 xhirove numëron 32 pikë, po aq sa ka edhe Napoli i vendit të parë, që me fillim në ora 20:45 do të përballet me Lacion, në një ndeshje tjetër mjaft interesante të kësaj jave në Serie A. (infOSport.mk)