Janë zhvilluar takimet e javës së 15-të në elitën e futbollit vendor, aty ku FC Shkupi nuk gabon sërish dhe brenda 7 ditëve shënon plotë 9 gola në Çair, njofton “infOSport.mk”.
Pas fitores 5:0 ndaj Pelisterit javën e shkuar, skuadra nga Çairi sot mundi ekipin e Struga Trim Lum me rezultatin 4:0, që të gjithë golat e shnëuar në pjesën e dytë.
Sandej Adentunxhi shënoi dy herë në rrjetën e Taleskit, ndërsa nga një gol tjetër shënuan Kire Markoski dhe senegalezi, Faustin Senhor.
Shkëndija ndal serinë prej 3 fitoreve të njëpasnjëshme të Makedonija GJ.P të Muharem Bajramit, i cili thjeshtë ringjalli ekipin shkupjan.
Shkëndija shënoi fitore 2:1, falë golave të shënuar nga Sidrit Guri (11’) dhe Arbër Shala (77’), teksa golin e vetëm për Makedonija GJ.P, e realizoi sulmuesi nga Liberia, Abu Razard Kamara.
Fitore identike (2:1) regjistroi edhe Bregallnica ndaj Borecit, Pelisteri dhe Skopje barazuan pa gola në Manastir, ndërkohë në Kavadar, Tikveshi falë golave të shënuar nga Ngoba (35’) dhe Edis Spahiu (69’) mundi Rabotniçkin me shifrat 2:0.
Kujtojmë të shtunën, Renova në Tetovë u mund nga Akademia Pandev me rezultatin 2:1.
Pas 15 xhirove, FC Shkupi kryeson renditjen me 35 pikë, 4 më shumë se Akademia Pandev e vendit të dytë, ndërsa TOP5 mbyllet me Shkëndijën (27), Renovën (25) dhe Bregallnicën (25). /infOSport.mk
LPFMV – Java 15 |
||||||||||||||||||
|