Mesfushori tetovar, i cili së fundmi morri ftesë edhe nga përfaqësuesja e Maqedonisë, ka vazhduar me paraqitjet e tij pozitive me fanellën e Istanbulspor, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e tij sot nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi kundër Denizlispor. Istanbulspor kaloi në avantazh në mesin e pjesës së dytë me anë të Kabasakal, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një asisti të marrë pikërisht nga Valon Et’hemi.
Moment shumë i mirë për ish-futbollistin e Kukësit, i cili regjistroi asistin numër shtatë, shifër që nuk e ka arritur deri tani askush tjetër përveç tij në Ligën e Parë turke.
Pas 13 xhirove Istanbulspor me 20 pikë të tubuara renditet në pozitën e 6-të, ndërsa Et’hemi ka zhvilluar 12 ndeshje dhe ka regjistruar 1 gol. (infOSport.mk)