Sloga e Vinicës, që garon në Ligën e Dytë – Lindje, dhe ku aktualisht në formë huazimi po luan sulmuesi i talentuar i FC Shkupit, Erion Shuku, sot në kuadër të javës së 12-të mundi ekipin e Lokomotivës me rezultatin e pastërt 3:0, njofton “infOSport.mk”.
Shuku edhe në këtë përballje luajti titullarë, mirëpo pa mundur të gjejë rrjetën. Ishte ish mesfushori i Shkëndijës së Tetovës, Ivan Mitrov, që hapi serinë e golave në minutën e 40-të, kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.
Ky gol doli të jetë i vlefshëm deri në minutën e 81-të, kur falë autogolit të Darko Ivanov, Sloga e Vinicës shënoi edhe golin e dytë, ndërkohë Kristian Krklinski në minutën e 87-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Sloga e Vinicës 3, Lokomotiva 0.
Me po të njëjtin rezultat, Sasa në derbin e javës mundi Pobedën, falë golave të shënuar nga Bozhinov (42’), Neshovski (65’) dhe Aleksovski (81’), Kozhuvi dhe Detonit Junior u ndanë me barazim 1:1, Bellasica falë golit të shënuar nga Zoran Mitevski (82’) mundi ekipin e Kit Go në transfertë, ndërkohë skuadra e Bratsvo 07 u mund në terren vendas nga Osogova me shifrat 4:2.
Pas 12 xhirove, Sloga e Erion Shukut kryeson renditjen në Konferencën e Lindjes me 28 pikë, dy më shumë se Pobeda e Prilepit, ndërsa Sasa me 24 dhe Bellasica me 23 pikë renditen në pozitat 3 dhe 4. (infOSport.mk)
LDFMV – Lindje, Java 12 |
|||||||||||||||
|