Java e 15-të në Ligën e Parë nisi me derbin midis Renovës dhe Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja e zhvilluar në Tetovë në fund u takoi mysafirëve nga Strumica, të cilët triumfuan me shifrat 2:1.
Usman Marong kaloi në epërsi Akademia Pandevin, edhe atë 3 minuta para fundit të pjesës së parë. Mirçevski mjaft bukur harkoi në zonën kundërshtare nga gjuajtja e lirë, aty ku më së miri u gjind sulmuesi nga Gambia, i cili me kokë shënoi për 1:0.
Në pjesën e dytë Renova ishte shumë më këmbëngulëse, duke rrezikuar shumë herë portën e mysafirëve, ndërsa vlen të përmendet minuta e 66-të kur brenda 10 sekondave portieri mysafir Marko Jovanovski ndali 3 tentativat e futbollistëve vendas.
Fillimisht ndali goditjen me kokë të Emran Ramadanit, që më pas me ndihmën e Manev ti thotë jo goditjes së Shefit Shefitit dhe në fund me një intervenim bravuroz të ndalë goditjen e Burhan Mustafov, duke devijuar topin në rivënie nga këndi.
Dhe kur nuk shënon, vjen ndëshkimi, ashtu që në minutën e 77-të pas një kundërzbritje dhe tejkalimi të mrrekullueshëm të Velinovskit nga e djathta, Martin Mirçevski shënoi edhe golin e dytë, duke i dhënë goditjen përfundimtare Renovës, skuadër kjo që fare në fund shënoi golin e nderit që vlejti vetëm për statistikë.
Golin e vetëm në këtë takim për Renovën e realizoi Remzifaik Selmani, autori i 11 golave gjatë këtij edicioni. Sulmuesi i “gjipspunuesve” renditet i dyti në listën e golashënuesve, menjëherë pas Martin Mirçevskit, i cili në 15 ndeshje ka shënuar 16 gola. (infOSport.mk)