Kur Stojçevski ju referon, Shkëndija dhe Struga Trim Lum nuk dinë të shënojnë!

Shkëndija dhe Struga Trim Lum të mërkurën në Tetovë do të përballen në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo hera e parë që këto dy skuadra shqiptare do të takohen në kuadër të këtij kompeticioni, pasi deri më tani 6 herë janë takuar në kuadër të ndeshjeve kampionale.

Nga dy fitore për secilën skuadër dhe dy barazime, është epilogu i deritanishëm mes këtyre dy skuadrave, që për  më tepër të mërkurën do të zbresin në fushën në stadiumin e qytetit të Tetovës para arbitrit kryesor Igor Stojçevski, i cili gjatë këtij edicioni nga dy herë ju ka referuar që të dyja skuadrave.

Interesant është fakti, se në të dyja ndeshjet kur arbitër ka qenë Stojçevski, as Shkëndija, e as Struga Trim Lum nuk kanë shënuar gola.

Megjithatë ndeshja e 24 nëntorit është ndryshe, dhe nëse këto dy skuadra nuk arrijnë të shënojnë për gjatë 90-të minutave, atëherë një gjë të tillë me siguri që do bëjnë përmes ruletit të penaltive, pasi fituesi është i patjetërsueshëm në këtë përballje. (infOSport.mk)

Ndeshjet e Shkëndijës me arbitër Stojçevskin këtë edicion:
08.08.2021 Tikveshi 0:0 Shkëndija
14.09.2021 Shkëndija 0:0 FC Shkupi

 

Ndeshjet e Struga Trim Lum me arbitër Stojçevskin këtë edicion:
18.08.2021 Rabotniçki 0:0 Struga Trim Lum
02.10.2021 Bregallnica 1:0 Struga Trim Lum

Leave a Reply