Kosova i rrëmben basketbollistin e talentuar shqiptarë Maqedonisë së Veriut!

Basketbollisti shqiptarë, Lejson Zeqiri, aktualisht pjesë e Sigal Prishtinës, me shumë gjasa në vazhdim të karrierës së tij mund të veshë fanellën e përfaqësueses së Kosovës, përcjellë “infOSport.mk”.

Zërat e këtillë i ka ngritur mungesa e tij në grumbullimin e përfaqësueses të Maqedonisë, që edhe zyrtarisht mëngjesin e sotëm nisi përgatitjet për ndeshjet eliminatore për Botërorin e vitit 2023.

Lejson Zeqiri edhe pse bënë pjesë në emëroren e trajnerit Bajiç, i njëjti ka munguar në darkën e mbrëmshme, por gjithashtu edhe në stërvitjen e mëngjesit të sotëm. Krejt kjo për shkak se Lejson Zeqiri dëshiron të luaj për përfaqësuesen e Kosovës, aty ku edhe ka lindur.

Edhe pse karrierën e tij prej basketbollisti, Lejson Zeqiri e ka zhvilluar në Maqedoni, i njëjti ka lindur në Prishtinë, ndërsa familja e tij ka prejardhjen nga shati Zhegovc i Komunës së Gjilanit.

Lejson Zeqiri, edhe pse është vetëm 20 vjeç, ai është shndërruar në një nga bartësit e lojës te Sigal Prishtina, së bashku edhe me fundorin amerikanë, Mitchell, ndërsa kjo ka bërë që për shërbimet e tij të interesohen edhe drejtuesit e basketbollit të Kosovës, që dëshirojnë ta bëjnë për vete.

Lejsoni mbulon pozitën e qendrës, ndërsa te shumë herë kampionët e Kosovës, ai luan bashkë edhe me vëllain e tij më të madh, Jetmir Zeqirin.

Në fazën ofenzive, Lejsoni është shumë aktiv me shënime si nën trapez mirëpo vërehet qartë se ka një dorë të butë si nga gjysëmdistanca/distanca për 3 pikë dhe karakteristikë padyshim mbeten lëvizjet e tij të shpejta si dhe shumë aktive.

Ai edhe në pjesën defensive është tejet i përqendruar si me kërcime por edhe me mbrojtje tejet të mirë, agresive.

Kjo ka bërë që trajneri kroat i Sigal Prishtinës, Nazor ti besoj në maksimum Lejson Zeiqirt, i cili  po ia shpërblen me paraqitje fenomenale edhe pse është basketbollisti më i ri në pesëshen startuese tek Prishtina, dhe jo vetëm,  pasi i njëjti është basketbollisti më i ri në Superligëm e Kosovës në pesëshen startuese.

Ndryshe ndeshjen e parë në kuadër të këtyre eliminatoreve, për kualifikim në Kupën e Botës të vitit 2023, Maqedonia do ta zhvillojë me 26 nëntor kundër kampionëve në fuqi të Botës, Spanjës në Shkup, në palestrën “Jane Sandanski”, që me 29 nëntor të përballet me Ukrainën në Kiev. Në grupin e Maqedonisë, përveç Spanjës dhe Ukrainës, ndodhet edhe përfaqësuesja e Gjeorgjisë. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply