Ish-sulmuesi i Interit, Keita Balde të dielën ka shënuar një eurogol të denjë për realizimin e vitit në Serie A.
Senegalezi ndëshkoi Sasuolon pas 40 minutash lojë duke çuar në rrjetë një goditje të fuqishme me roveshatë, që për portierin vendas ishte e pamundur ta arrinte.
Ky ishte goli i barazimit për Kaljarin, pasi vendasit e Sasuolos kishin shënuar më herë me Skamakën.
Berardi kaloi sërish në avantazh ekipin e Sasuolos në këtë ndeshje, falë ekzekutimit të saktë nga pika e bardhë, por Zhoao Pedro në anën tjetër në të njëjtën mënyrë vulosi shifrat në 2:2.