Futboll edhe në mesjavë, në program ndeshjet çerekfinale të Kupës

Nxitjet futbollistike në vend vazhdojnë edhe në mesjavë me ndeshjet çerekfinale të Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Të mërkurën në program do të jenë 4 ndeshje mjaft interesante, e ku pa dyshim fokusi do të jetë i përqëndruar në Tetovë, në përballjen midis Shkëndijës dhe Struga Trim Lumit si dhe në Shkup, në lagjen e Gjorçe Petrovit, aty ku mejdanin do të ndajnë Makedonija Gj.P dhe FC Shkupi.

Në këtë ndeshje skuadra nga Çairi do të kërkojë ti hakmerret skuadrës vendase, për atë disfatë në kampionat, ndërsa në anën tjetër Makedonija GJ.P., do të tentojë të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive nën drejtimin e strategut shqiptarë, Muharem Bajrami.

Në Manastir do jemi dëshmitarë të derbit të përjetshëm midis Pelisterit dhe Vardarit, ndërkohë në Kratovë, Sileksi, që kryeson renditjen në Ligën e Dytë – Perëndim, do të mirëpret Bregallnicën.

Të gjitha ndeshjet të mërkurën startojnë në ora 13:00, ndërsa skuadra fituese kalon në gjysmëfinale. (infOSport.mk)

Leave a Reply