Java e 14-të rezulton e mbarë për skuadrat shqiptare

Java e 14-të në elitën e futbollit të Maqedonisë ka rezultuar pozitive për skuadrat shqiptare, që kanë regjistruar fitore shumë të rëndësishme përballë kundërshtarëve të tyre, njofton “infOSport.mk”.

Lideri aktual, FC Shkupi në Çair përcolli me “manita” Pelisterin për në Manastir, skuadër kjo që vazhdon të mbetet pa fitore edhe pas 14 xhirove të kaluara.

Në krizë rezultatesh ndodhet edhe Boreci, që sot pësoi edhe disfatën e katërt rradhazi, pasi u dorëzua përballë Renovës së Qatip Osmanit, që në fund shënoi fitore 4:1.

Shkëndijës i mjaftoi goli i Jan Krivak në minutën e 61-të, për të mundur Bregallnicën minimalisht 1:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat, Struga Trim Lum ngadhnjeu ndaj Rabotniçkit.

Njeriu vendimtarë për Struga Trim Lum në këtë fitore, doli të jetë Klisman Cake, i cili në minutën e 57-të realizoi një eurgol nga gjuajtja e lirë.

Akademia Pandev më vështirë se sa pritej, mundi Tikveshin me shifrat 3:2, ndërkohë dje Makedonija GJ.P i Muharem Bajramit, falë “dopietës” së Sefer Eminit mundi Skopjen në Autokomandë me shifrat 2:1. (infOSport.mk)

LPFMV, Java 14

FC Shkupi 5:0 Pelisteri
Boreci 1:4 Renova
Shkëndija 1:0 Bregallnica
Struga Trim Lum 1:0 Rabotniçki
Ak.Pandev 3:2 Tikveshi
Skopje 1:2 Makedonija GJ.P

Leave a Reply