Erdon Daci vazhdon me paraqitje pozitive në Belgjikë, teksa në ndeshjen e 9-të me fanellën e Vesterlos, ka shënuar golin e tij të 5-të, njofton “infOSport.mk”.
Daci shënoi mbrëmë ndaj Lierse, skuadër tek e cila shumë vite më parë kishte luajtur edhe një shkupjan tjetër, Nderim Nexhipi.
Vesterlo e Erdon Dacit shënoi fitore 5:1 në transfertë, ndërsa Daci shënoi në fillimin e pjesës së dytë, kur ngriti epërsinë e skuadrës së tij në 0:2.
Ndryshe përveç Dacit për Vesterlon në këtë përballje në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Leo Sejdu, Jan Bernat dhe Lyle Foster, i cili shënoi dy gola.
Vesterlo pas 12 xhirove të para në Ligën e dytë belge mban pozitën e parë me 27 pikë, 10 më shumë se Beveren, që mban pozitën e dytë, ndërkohë Lierse me 16 pikë renditet në vendin e tretë. (infOSport.mk)