Jasmin Mecinoviq nesër (e diel) ndaj Rabotniçkit do të zhvillojë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Struga Trim Lum. Burime të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se mbrojtësi 31-vjeçar do të vazhdojë karrierën e tij larg Maqedonisë, edhe atë në kampionatin elitarë të Bangladeshit.
Mecinoviq te Struga Trim Lum erdhi verën e vitit 2020 si lojtar i lirë, ndërsa verën që lamë pas i njëjti me ekipin strugan luajti në ndeshjet e Ligës së Konferencës.
Mbrojtësi shkupjan me Struga Trim Lum ka kontratë deri verën e vitit 2023-të, ashtu që skuadra e tij e re do të duhet të paguaj dëmshpërblim për kartonin e Mecinoviq, i cili edhe këtë edicion ishte një ndër futbollistët më standard te skuadra strugane.
Ndryshe me Struga Trim Lum, Mecinoviq numëron gjithsej 49 ndeshje, përfshirë këtu edhe 12 ndeshjet e këtij edicioni. (infOSport.mk)