Shqipëria U19 mund moshatarët e Maqedonisë së udhëhequr nga Beari

Shqipëria U19 i ka mbyllur me fitore kualifikueset për Euro 2023, teksa në ndeshjen e fundit të grupit 7 ka mposhtur me rezultatin 3:1, Maqedoninë e Veriut U19, që udhëhiqet nga trajneri shqiptarë, Dashmir Beari, njofton “infOSport.mk”.

Kuqezinjtë e trajnerit Armando Cungu nuk zhgënjyen, megjithatë për fat të keq ky rezultat nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në raundin pasardhës duke qenë se kombëtarja shqiptare u rendit në vendin e tretë me katër pikë të grumbulluara, po aq sa ka edhe Serbia e vendit të dytë, mirëpo shkaku i gol-averazhit, “kuqezinjtë” nuk arritën të kualifikohen më tej nga ky grup, ku vendin e parë e zuri Franca me pikë maksimale nga 3 ndeshje të zhvilluara.

Sa i përket sfidës së zhvilluar sot në “Elbasan Arena”,  kuqezinjtë e nisën mirë teksa pas 19-të minutave lojë avansuan me anë të Mata, falë ekzekutimit të saktë nga pika e bardhë.

Maqedonia barazoi rezultatin në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me anë të Martin Talakov, duke shkuar në pushim me një rezultat pozitiv.

Megjithatë, në fraksionin e dytë, kuqezinjtë ishin të motivuar për të marrë maksimumin dhe në këtë formë realizuan dy gola të menjëhershëm me Pjeshkën dhe Bibon. Kështu, trepikëshi u vendos në kasafortë, ndërsa rezultati nuk ndryshoi më në deri në fundin e lojës, ashtu që nuk ndryshoi edhe pozicionimi i Shqipërisë në renditjen tabelare. (infOSport.mk)

Leave a Reply