Maqedonia sonte në arenën “Todor Proeski” mundi Islandën me shifrat 3:1, duke siguruar pozitën e dytë në grupin “J” dhe njëherit ndeshjet e balotazhit për kualifikim në Botërorin e vitit 2022, që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo fitorja e 5-të nga gjithsej 10 ndeshje të zhvilluara për Maqedoninë, që kishte regjistruar edhe 3 barazime dhe 2 disfata, me një gol-averazh 23:11 dhe 18 pikë të tubuara.
Këto rezultate dhe vendi i dytë në grup kanë gëzuar tej mase edhe numrin 1 të futbollit në vend, Muhamed Sejdinin, i cili përmes profilit të tij zyrtarë në “facebook” ka shkruar: “Ambasadorët më të mirë të Maqedonisë”.