Maqedonia e dyta në grupin “J”, aty ku dominoi Gjermania e Hans Flik

Maqedonia ciklin eliminatorë në kuadër të grupit “J”, i vlefshëm për Botërorin “Qatar 2022” e mbylli në pozitën e dytë me 18 pikë të tubuara, 9 më pak se Gjermania e Hans Flik, i cili thjeshtë ringjalli “pancerët” pas atij eliminimi të hershëm në 1/8 e finales së Euro 2020, kur drejtoheshin nga Joakim Lëv, njofton “infOSport.mk”.

Me Joakim Lëv në krye, Gjermania kishte humbur edhe ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë në Dusiburg, që në fund rezultoi si e e vetmja në kuadër të grupit “J”, pasi në 9 ndeshjet tjera gjermanët morrën po aq fitore, 7 prej të cilëve nën drejtimin e trajnerit të ri, Hans Flik.

Me Flik në krye, Gjermania regjistroi 7 fitore të njëpasnjëshme në grup, me një gol-averazh impresionues 31:2.

Pas Gjermanisë (27 pikë) dhe Maqedonisë (18) në dy vendet e para, Rumania me 17 pikë u rendit në pozitën e tretë, para Armenisë që në 10 ndeshje grumbulloi 12 pikë, 3 më shumë se Islanda e vendit të 5-të, ndërkohë Llihtenshtejni me vetëm 1 pikë e mbylli edhe këtë cikël eliminatorë në pozitën e fundit. (infOSport.mk)

Leave a Reply