Përfaqësuesja e Kosovës do ta mbyll sonte kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.
“Dardanët” kanë udhëtuar dje në Athinë, ku do të përballen me Greqinë.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin B dhe nis nga ora 20:45.
Kosova hynë në këtë ndeshje pas humbjes në miqësoren nga Jordania (0:2), kurse Greqia pas humbjes 0:1 nga Spanja.
Trajneri i Kosovës, Primoz Ghila pritet që të luajë me skemën 4-4-2, ku dyshja Vedat Juriqi dhe Milot Rashica pritet që ta udhëheqin fazën sulmuese.
Formacionet e mundshme: |
GREQIA: Vlachodimos; Androutsos, Goutas, Tzavellas, Tsimikas, Giannoulis; Tzolis, Siopis, Bouchalakis, Mantalos; Douvikas |
KOSOVA: Muriç; Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti; Halimi, Zhegrova, Berisha; Shala, Muriqi, Rashica. |