Alioski i lumtur: Maqedonia e meritoi një gjë të tillë

Ezgjan Alioski edhe pse ndërroi kampionat, duke u transferuar nga ai anglez në atë të Arabisë Saudite, i njëjti nuk e ka humbur formën e tij, duke vazhduar me paraqitje mbresëlënëse me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Alioski edhe sonte kundër Islandës dhuroi edhe një tjetër paraqitje shumë të mirë, duke shënuar golin e parë për Maqedoninë në fitoren 3:1, përmes së cilës Maqedonia për herë të parë në histori do të luaj në ndeshjet e balotazhit, përmes të cilave mund të sigurojë për herë të parë një vend për në një Botëror, siç është ai i vitit të ardhshëm në Katar.

Pas përfundimit të ndeshjes, Alioski në konferencën për shtyp para gazetarëve tha se është i lumtur për këtë arritje dhe se Maqedonia ka merituar një gjë të tillë.

“Gjithsesi se jemi të lumtur. Maqedonia meritoi një gjë të tillë, pasi kemi luajtur mirë në kontinuitet. Shumë gjëra kanë ndryshuar në këtë përfaqësuese, në këtë federatë, gjërat rreth nesh viteve të fundit. Kuptohet gjithçka duke shkuar në të mirë. Prandaj edhe na ndodhin gjëra të këtilla dhe luajmë shumë më mirë, pasi neve rritemi si skuadër, si reprezentacion, dhe kjo është e shkëlqyeshme. Është herë të flasim për në Botërorin e Katarit, mirëpo neve shkojmë hap pas hapi. E dëshironim fitoren sonte, e arritëm, kualfikimin në balotazh, gjithashtu edhe atë e arritëm” – u shpreh Ezgjan Alioski në konferencën për shtyp.

Goli kundër Islandës për futbollistin shqiptarë nga Prilepi ishte i 12-ti në 54 paraqitje. (infOSport.mk)

Leave a Reply