Shkëndija deklason Rabotniçkin 7:2, Guri realizon “hat-trik”

Shkëndija e ka shfrytëzuar në maksimum pauzën në kmapionatin vendor, duke zhvilluar një miqësore ndaj skuadrës së Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Bruno Akrapoviç shënoi fitore 7:2 ndaj skuadrës shkupjane, te e cila debutimin e tij e pati trajneri Borçe Hristov.

Sidrit Guri doli të jetë figura qendrore e këtij takimi, duke shënuar “hat-trik”, ndërsa një paraqitje tjetër mjaft të mirë bëri edhe Adonis Shala, që realizoi dy gola. Përveç kësaj dyshe në listën e golashënuesve për ekipin “kuqezi” nga Tetova, u regjistruan edhe Lupçe Doriev dhe Rubin Hebaj.

Në anën tjetër të saktë për Rabotniçkin në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë, dolën të jenë, Mario Stankovski dhe Dragan Stojkov.

Ky rezultat duhet të gëzojë “Ballistët”, e në veçanti trajnerin Bruno Akrapoviç, kjo pasi në element dolën të jenë futbollistët e repartit sulmues, me në krye Gurin. (infOSport.mk)

Leave a Reply