Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit mund Kadinon

Makedonija GJ.P ka vazhduar me paraqitje të mira. Pas fitores në kampionat ndaj FC Shkupit, skuadra nga Gjorçe Petrovi, që tashmë udhëhiqet nga strategu shqiptarë, Muharem Bajrami, mundi Kadinon në një miqësore të zhvilluar sot në Shkup. 3:0 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi, me autorë të golave Filipovski, Popzlatanov dhe Liçina.

Fitore, mirëpo minimale regjistroi edhe Bregallnica, që falë golit të shënuar nga Kocev mundi Sasa-n, ndërkohë Pobeda dhe Boreci u ndanë në barazim pa gola.

Shkëndija e Tetovës regjistroi fitoren më të thellë të ditës, duke mundur Rabotniçkin 7:2, Struga Trim Lum me shifrat 2:1 ngadhnjeu ndaj Veleshtës, ndërkohë në përballjen mes ekipeve shqiptare Bratstvo Zhitoshë dhe Voska Sport e zhvilluar në Prilep, fitorja u takoi mysafirëve nga Ohri me rezultatin 3:2. (infOSport.mk)

Leave a Reply