FC Prishtina shumë shpejtë gjen zëvendësuesin e Ramadanit!

FC Prishtina është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me trajnerin e ri, i cili do ta zëvendësojë Zekirija Rmadanin e larguar të premten, shkruan Zeri.info.

Klubi më i madh në Kosovë pritet që t’ia besojë punën trajnerit të mirënjohur nga Bosnje Hercegovina, Abdullah Ibrakoviq.

“Zeri.info” nga burime mirë të informuara brenda klubit prishtinas, mëson se Ibrakoviq shumë shpejt pritet që të zbarkojë në kryeqytetin e Kosovës.

51-vjeçari e ka një karrierë shumë të pasur si trajner, ndërsa si fundmi ka udhëhequr skuadrën austriake të Kapfenberg.

Në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla, Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten dhe së fundmi Kapfenberg.

Abdullah Ibrakoviq gjithashtu në vitet 2008–2011 ka qenë ndihmës të Përfaqësuesja U-21 e Bosnje Hercegovinës.

Ai e ka ushtuar edhe detyrën e drejtorit sportiv te skuadra nga kryeqyteti boshnjake, Sarajevo në vitet 2013-2015.

Prishtina pas 13 xhirove të kaluara renditet në pozitën e 6-të me 17 pikë, 7 më pak se liderët e Ballkanit.

Kujtojmë strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, edicionin e kaluar bëri mrrekullinë me Prishtinën, duke u shpallur kampion, ndërsa të njëjtin synim drejtuesit e skuadrës nga kryeqendra kosovare kanë edhe këtë vit, kur klubi e feston 100-vjetorin e themelimit.

 

 

Leave a Reply