Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries nuk e ka nisur mirë aventurën e re me “neroaxurrët”. Holandezi u transferua te Interi nga rradhët e PSV Ajndhoven për shifrën e 12 milionë eurove. Edhe pse konsiderohej si zëvendësues i Ashraf Hakimit, holandezi nuk po arrin të bind trajnerin Simeone Inzaghi, tek i cili shihet si zgjidhje e dytë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Ndërkohë “Calcio Mercato”, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Roma.
Ka qenë vetë trajneri Hoze Murinjo i cili ka kërkuar transferimin e Dumfries në janar. “Ujkesha romake” do të tentojnë blerjen e kartonit të 25-vjeçarit ose huazimin e tij.
Te Inter nuk dëshirojnë të heqin dorë menjëherë nga Dumfries dhe opsioni i huazimit është më i mundshëm.s