Të mërkurën FC Shkupi zhvilloi një miqësore luksi në Stamboll ndaj gjigandëve turq të Beshiktashit, njofton “infOSport.mk”. Në një ndeshje ku rezultati ishte në plan të dutë, trajnerët e të dyja skuadrave, Sedlloski i FC Shkupit dhe Jallçën i Beshiktashit, vendosën të ju japin rastin të gjithë futbollistëve që kishin në disponim, përfshirë këtu edhe ata të gjeneratave 2002 dhe 2003.
Kështu te FC Shkupi në pjesën e dytë u paraqitën edhe Ali Ramin (20-vjeç) dhe Anid Abazi (19 vjeç), me këtë të fundit që rezultoi të jetë edhe futbollisti më i ri nga rradhët e FC Shkupit që luajti përballë gjigandëve të Beshiktashit.
Këta të fundit shënuan fitore 3:0, falë golave të shënuar nga Mehmet Topal (12’), Aleks Tesheira (17’) dhe Gyven Jallçën (50’).
Ndryshe edhe te Beshiktashi gjatë pjesës së dytë trajneri Jallçën u dha mundësinë disa prej futbollistëve të rinj, siç ishin dy 18-vjeçarët Emirhan Delibash dhe Berkaj Vardar. (infOSport.mk)