Shiriti i kapitenit i bënë mirë Bardhit, 3 gola kundër Armenisë (VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë mbrëmë në Erevan shënoi një ndër fitoret më të thella në ndeshjet në transfertë, duke mundur Armeninë me shifrat 5:0, njofton “infOSport.mk”.

Enis Bardhi në këtë ndeshje debutoi si kapiten i përfaqësueses së Maqedonisë, ndërsa kjo si duket i bëri mirë shkupjanit, i cili realizoi “tirpletë”.

Është kjo “tripleta” e parë për Bardhin me përfaqësuesen e vendit, ndërsa për më tepër kjo fitore bënë që Maqedonia të ketë fatin në duart e saja, sa i përket balotazhit përmes të cilit mund të sigurojë një vend për në Botërorin “Qatar 2022”.

Kjo falë edhe barazimit të Rumanisë pa gola ndaj Islandës në kuadër të grupit “J”, aty ku tashmë Maqedonia e sheh veten në pozitën e dytë me 15 pikë, një më shumë se rumunët.

Ndryshe përveç Bardhit, mbrëmë për Maqedoninë realizuan edhe Aleksandar Trajkovski dhe Milan Ristovski. (infOSport.mk)

Leave a Reply