Rabotniçki është në kërkim të trajnerit të ri, pasi Aleksandar Vllaho, vendosi ti jap fund aventurës së tij me “romantikët”. Arsyeja, janë rezultatet e dobëta, posaçërisht në 6 javët e fundit, ku skuadra shkupjane ka regjistruar vetëm 1 fitore, 1 barazim dhe 4 disfata, njofton “infOSport.mk”.
Mbi të gjitha “romantikët” u eliminuan edhe nga Kupa, edhe atë nga skuadra e fundit në tabelë, Pelisteri.
Vllaho drejtimin e Rabotniçkit e morri me 1 janar të këtij viti, ndërsa në 27 ndeshje sa udhëhoqi “romantikët”, ai regjistroi 11 fitore, 9 barazime dhe 7 disfata, me një gol-averazh 33:31.
Kjo nuk është hera e parë që Vllaho largohet nga posti i trajnerit te Rabotniçki, pasi një gjë të tillë kishte bërë edhe në sezonin 2019/2020, kur kishte udhëequr skuadrën shkupjane në vetëm 10 ndeshje. (infOSport.mk)