Sot është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 8-të në elitën e futbollit shqiptarë midis Egnatias dhe Vllaznisë, me ç’rast në fushë zbritën plotë 4 futbollistë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut,njofton “infOSport.mk”.
Besart Krivanjeva, Demir Imeri dhe Besir Iseni zbritën në fushë që nga minuta e parë te Egnatia, ndërsa te Vllaznia luajti i pazëvendësueshmi Mevlan Adili.
Kujtojmë Krivanjeva, Adili dhe Iseni janë fëmijë të FC Shkupit, të cilët me sukses po luajnë në kampionatin shqiptarë, njëjtë sikurse edhe Demir Imeri, një ish futbollistë i Shkëndijës.
Ndeshja e zhvilluar në Rogozhinë u mbyll me shifrat 1:1, ndërsa gjithë vëmendjen, kur janë në pyetje golat e morri Besir Iseni, i cili në minutën e 16-të shënoi një eurogol me të majtën e tij nga distanca.
https://www.facebook.com/supersport.albania/videos/643015240036124
Ishte ky goli i parë për Isenin në paraqitjen e tij të 8-të me fanellën e Egnatias, skuadër kjo që këtë vit u inkuadrua në Superligën shqiptare.
Barazimin Vllaznia e Shkodrës e arriti vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë, edhe atë përmes një penaltie të fituar me asistencën e VAR, të cilën më pas në gol e shndërroi Liridon Latifi.
Këto dy gola dolën të jenë edhe të vetmit të shënuar në këtë takim, kjo pasi pjesa e dytë në prodhoi gola.
Ishte ky barazimi i katërt për të dyja skuadrat, që aktualisht ndajnë pozitën e 5-të me nga 10 pikë. (infOSport.mk)