Ja arsyeja pse Milevski nuk e grumbullon Bejtullain me përfaqësuesen e Maqedonisë

Një ndër emrat më të përfolur, se pse nuk bënë pjesë në formacionin e përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, pa dyshim se është ai i Egzon Bejtullait, kapitenit të Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit nuk ishte ftuar edhe në ndeshjet e tetorit, ndërsa nuk ftohet sërish nga Bllagoja Milevski, këtë herë për ndeshjet eliminatore të nëntorit.

Ndërkohë vetë seleksionuesi në konferencën për shtyp tregoi edhe arsyen e mos ftesës së Bejtullait, i cili pas vetes ka një eksperiencë të madhe, duke qenë pjesë e Europianit të vitit 2017-të me të rinjët e Maqedonisë, ndërsa gjithashtu ishte pjesë e Europianit të këtij viti me ekipin e seniorëve.

“Nuk kam heqë dorë nga askush, në veçanti nga një reprezentues potencial. Egzoni është një futbollistë shumë kualitativ, ishte pjesë e europianit me të rinjët, por edhe me seniorët. Megjithatë, sipas meje nuk është në formën e tij më të mirë, në atë formë që duhet të jetë për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues” – u shpreh Bllagoja Milevski.

Egzon Bejtullai me përfaqësuesen e Maqedonisë ka zhvilluar 22 ndeshje deri më tani, teksa kishte debutuar me 6 shtator të vitit 2018-të në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Gjibraltarit. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply