Është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës, duke na servuar edhe një përballje mes ekipeve shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
Goglat deshën që në këtë fazë Shkëndija në Tetovë të përballet me Struga Trim Lum, derisa FC Shkupi të luaj kundër Makedonija GJ.P në transfertë.
Sileksi i Burhan Alijit dhe Arsim Lamallarit do të mirëpret Bregallnicën, ndërsa ndeshja e fundit çerekfinale, është ajo midis dy finalistëve të parë në hiistorinë e futbollit vendor, Pelisterit dhe Vardarit.
Edhe në këtë fazë do të zhvillohet vetëm një ndeshje, edhe atë me datë 24 nëntor, ashtu që skuadrat fituese do të prejnë biletën për në gjysmëfinale. (infOSport.mk)