Një lajm i trisht na vjen nga Kumanova, e që është i ndërlidhur ngushtë me KF Bashkimi dhe tifozët e kësaj skuadre “Ilirët”.
Sot në moshë fare të re nga jeta u nda anëtari i këtij grupi, Kastriot Sopi, të cilin “Ilirët” do ta kujtojnë me mallë.
Pikërisht ishte grupi i tifozëve “Ilirët” që bënë këtë njoftim përmes faqes së tyre zyrtare në “facebook”, duke shprehur njëkohësisht ngushëllimet më të sinqerta familjes Sopi.
“Lajm i trisht!
Sot, ne moshe fare te re, ndaloi se rrahuri zemra e Kastriot Sopit, nje tifoz i zjarret i klubit tone.
Shprehim ngushellime familjes Sopi, grupit te tifozeve Iliret dhe tere shoqerise se Kastriotit
Pusho i qete Kastriot!” – kishin shkruar grupi i tifozëve “Ilirët” në postimin e tyre.
Rikujtojmë Bashkimi në historinë e vetë ka të fituar Kupën e Maqedonisë, ndërsa vite më parë kjo skuadër luante rol të rëndësishëm në eliltën e futbollit vendor, madje duke na prezantuar edhe në arenën ndërkombëtare.