Fundjavën që vjen në program janë ndeshjet e javës së 13-të në elitën e futbollit vendor, e ku pa dyshim e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në Tetovë, aty ku mejdanin do të ndajnë Renova dhe Shkëndija, njofton “infOSport.mk”
Derbi i skuadrave shqiptare do të zhvillohet të shtunën, njëjtë sikurse edhe të gjitha ndeshjet tjera të kësaj jave, kjo për shkak grumbullimit të përfaqësueses së Maqedonisë për ndeshjet eliminatore të nëntorit në kuadër të Botërorit “Qatar 2022”.
Lideri aktual, FC Shkupi do të përballet me Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit, ish kapitenit dhe trajnerit të skuadrës nga cairi, Muharrem Bajramit.
Struga Trim Lum do të udhëtojë për në Manastir për tu përballur me fenerxhiun, Pelisterin, Tikveshi do të përballet me Borecin, ndërkohë Bregallnica në Shtip do të mirëpret Skopjen.
Ndeshja e fundit e kësaj jave, është ajo midis Rabotniçkit dhe Akademia Pandevit. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” dhe e njëjta do të transmetohet drejtëpërdrejtë në ekranin e TVM dhe Arena Sport. (infOSport.mk)