Milani, që po zhvillon një sezon shumë të mirë këtë edicion në Serie A, thuhet se është në bisedime me agjentin e Rafael Leaos për vazhdimin e mundshëm të kontratës së talentit portugez.
Leao këtë edicion në 13 ndeshje ka realizuar 5 gola, duke treguar një përmirësim në aspektin e qëndrueshmërisë, dhe tani ai është sigurisht një nga emrat e parë në skenën e ekipit nën drejtimin e Stefano Piolit.
Sipas të fundit nga “Calciomercato”, Milani dëshiron që Leao të nënshkruajë një zgjatje të kontratës që do të sigurojë të ardhmen e tij afatgjate në klub.
Drejtorët Paolo Maldini dhe Riki Massara janë në kontakt me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, në përpjekje për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2026.
Leao me Milanin ka kontratë deri në vitin 2024, ndërsa i njëjti i ishte bashkuar skuadrës “kuqezi” vitin 2019-të nga rradhët e Lille.