Milani ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishmë në garën për titullin kampion në Serie A, duke mundur Romën në “Olimpiko” me shifrat 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Ishte veterani Zlatan Ibrahimoviç, ai i cili në minutën e 26-të morri gjithë vëmendjen duke shënuar një super gol nga goditja e dënimit.
Goli i suedezit do të ishte edhe i vetmi i 45 minutave të para, me të dytën që nis sërish me Milanin më lartë.
Ibrahimoviç shënoi sërish në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 50-të, mirëpo këtë herë goli i suedezit u anulua për pozicion jashtë loje.
Vetëm 7 minuta më vonë, Ibra vendos të bëhet protagonisti kryesor i kësaj ndeshjeje duke fituar një penallti e cila kthehet në gol nga mesfushori, Kessie,
Në minutën e 66, skuadra e Piolit do të mbetej me një lojtar më pak pasi Teo Hernandez ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Një episod që i jep pak zemër Romës së Murinjos që tenton, mirëpo që shënon golin e nderit vetëm në minutën e 93-të, me anë të ish milanistit, El Sharavi.
Ishte kjo fitorja e 10-të sezonale për Milanin në 11 ndeshje të zhvilluara, me ç’rast “kuqezinjtë” vazhdojnë luftën me Napolin për vendin e parë. Të dyja skuadrat kryesojnë renditjen me nga 31 pikë. (infOSport.mk)