E ardhmja e Ole Gunar Solskjaer te Mançester Junajtedi nuk është afatgjate, edhe pse norvegjeyi me “Djajtë e Kuq” ka kontratë deri në vitin 2022.
Televizioni i famshëm “ESPN” bën të ditur se Brendon Roxhers do të jetë pasues i Solskjaer.
Drejtuesit e Junajtedit e kanë preferencë të parë trajnerin aktual të Leçester Sitit, dhe të njëjtit janë të bindur se nuk do të refuzohen nga ish-trajneri i Liverpullit.
Solskjaer mund të shkarkohet që këtë fundjavë, në rast se sot përballë Totenhamit në transfertë nuk arrinë të shënojë fitore.