Shkëndija, Renova dhe Struga Trim Lum kanë barazuar në ndeshjet e tyre të javës së 12-të, që sot dhuroi vetëm 5 gola, po aq sa kishte prodhuar takimi i djeshëm në Çair, ku FC Shkupi demoloi Bregallnicën me shifrat 5:0, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija edhe pse ishte favorit absolur përballë Tikveshit, në fund nxorri vetëm një barazim 1:1 në Tetovë, duke zhgënjyer tej mase tifozët e saj, “Ballistët”.
Një super aksion në minutën e para fundit të pjesës së parë, bëri që Florent Ramadani të shënojë golin e epërsisë për Shkëndijën, mirëpo në të 83-tën një gabim në mbrojtjen e “kuqezinjëve” shfrytëzoi në maksimum Mirkoviç, që në ato momente barazoi shifrat në 1:1.
Renova në Autokomandë të Shkupit barazoi pa gola ndaj Skopjes, ndërsa rrjetat pushuan edhe në Strugë në duelin midis Struga Trim Lum dhe Akademia Pandev.
Rabotniçki falë golit të Dimitar Todorovskit në pjesën e dytë, mundi Borecin në transfertë me rezultatin minimal 1:0, ndërkohë Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit që në pjesën e parë kreu punën ndaj Pelisterit.
Sefer Emini shënoi golin e parë që në minuutën e tretë, ndërkohë Kristijan Filipovski në të 37-tën dyfishoi rezultatin në 2:0, që në fund doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi. (infOSport.mk)
LPFMV, java 12 |
||||||||||||||||||
|