Ish sulmuesi i Borecit vendosi derbin e Superligës shqiptare (VIDEO)

Të premtën në elitën e futbollit shqiptarë, në program ishte ndeshja e parë e javës së 7-të, që nisi me një super derbi, Dinamo Tirana – Kukësi, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania Stadium” në Tiranë u mbyll me fitoren e miqve, e ku vendosi goli i ish sulmuesit të Borecit, Edin Basha. Kroati realizoi në minutën e 28-të, ndërsa ishte ky goli i tij i katërt sezonal, duke konfirmuar formën e mirë në të cilën ndodhet.

https://www.facebook.com/supersport.albania/videos/234100305381482

Te Kukësi përveç Edin Basha, titullarë në këtë ndeshje luajtën edhe dy vëllezërit Taipi, ish futbollistë të Shkëndijës, nga e cila skuadër kishte lojtar edhe në taborin e Dinamo Tiranës, siç shin Agim Ibraimi dhe Besir Demiri. Mirëpo nuk mjaftonte me kaq, pasi pjesë e Dinamo Tiranës në këtë përballje ishin edhe Goran Siljanovski dhe Aleksandar Isaevski.

Pra plotë 7 lojtarë nga të dyja tabret, e që më parë ishin pjesë edhe e kampionatit tonë.

Ndryshe pas kësaj fitore, Kukësi merr përkohësisht renditjen me 14 pikë, po aq sa ka edhe Tirana, që sot do të ketë një udhëtim të vështirë në Shkodër, përballë Vllaznisë së Mevlan Adilit.

Në ndeshjen tjetër të ditës që nis më herët, Laçi me trajnerin e ri, Mirel Josa do të mirëpret Skënderbeun. (infOSport.mk)

Leave a Reply