Gardiani shkupjan, Alban Miftari si duket ka bërë zgjidhjen e duhur këtë verë, kur me rekomandim të menaxherit të tij, Amir Duraku, vendosi të transferohet në futbollin shqiptarë, duke zgjedhur skuadrën e Bylisit, shkruan “infOSport.mk”.
Miftari, ndryshe vëllai i Dardan Miftarit, ish portierit të FC Shkupit, që aktualisht luan rolin e trajnerit të portierëve te Struga Trim Lum, sezonin e kaluar ishte pjesë e Skopjes. Ai ishte një ndër më të merituarit për inkuadrimin e skuadrës nga lagjja e Hekuranës në elitën e futbollit vendor, mirëpo jo korrketësia e drejtuesve të skuadrës shkupjane, bënë që Miftari të vendoset për një transferim të ri gjatë karrierës së tij.
Dhe si duket nuk ka gabuar, pasi pikërisht te Bylisi, Alban Miftari ka gjetur veten, duke kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për rezultatet e skuadrës nga Ballshi i Shqipërisë.
Miftari në 7 ndshjet e deritanishme me Bylisin, ka pranuar vetëm 1 gol, duke e ndihmuar këtë skuadër që të marrë fitore të njëpasnjëshme me një gol-averazh 15:1.
Miftari ruajti rrjetën e tij të paprekur edhe në ndeshjen e sotme kundër Lushnjës, ndaj së cilës skuadër Bylisi shënoi fitore minimale 1:0 falë golit të Aruçit.
Ndryshe, skuadra e vetme që i kishte shënuar Miftarit, ishte Pogradeci, ndaj së cilës skuadër në fund Bylisi i tij kishte shënuar fitore 2:1.
Pas 7 xhirove të para, Bylisi me 21 pikë kryeson bindshëm renditjen para Erzenit të vendit të dytë që ka 15 pikë.
Ndeshjen e rradhës Bylisi do ta zhvillojë kundër Vorës në transfertë me 7 nëntor. (infOSport.mk)