Ruatubjaje para sfidës me Bregallnicën: “Çdo ndeshje e jona është si finale”

Pas fitores kundër Renovës në javën e kaluar, FC Shkupi kërkon fitoren e radhës kundër Bregallnicës, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja në fjalë në program është  të premten, ndërsa do të jetë e para pas vitit 2017-të.

Në prag të kësaj sfide nga tabori i skuadrës nga Çairi ka folur mbrojtësi  Abdul Ruatubjaje, i cili thotë se FC Shkupi këtë vit lufton për titull, ashtu që skuadra mendon vetëm te fitorja dhe 3 pikët e rradhës që duhet shtuar në konto.

“Nuk kam shumë për të folur në lidhje me ndeshjen e së nesërmes. Ne kemi 10 ndeshje pa humbur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë fuqishëm emrin e klubit tonë dhe ta mbajmë rekordin e mirë që e kemi. Ne vazhdojmë të luftojmë për titullin, do të vazhdojmë të luftojmë në çdo ndeshje për tre pikët, gjithmonë duke i respektuar kundërshtarët tanë. Çdo ndeshje për neve në këtë sezonë, do të jetë një finale”, – është shprehur mbrojtësi Ruatubjaje.

Ndeshja ndërmjet FC Shkupit dhe Bregallnicës zhvillohet nesër në Çair me fillim në ora 14:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply