Ish futbollisti i Shkëndijës, Valon Ahmedi dhe ai i FC Shkupit, Dembo Darboe janë shpallur kampion të Bjellorusisë me skuadrën e Shakher Soligorsk, njofton “infOSport.mk”.
Një gjë të tillë Shakhter Soligorsk e bëri 3 javë para përfundimit të kampionatit. Në kuadër të javës së 27-të skuadra e kësaj dyshe që më parë luanin në kampionatin tonë vendor, mundën Golemin në transfertë me rezultatin 3:2. Një fitore që matematikisht e shpall kampione skuadrën e kërçovarit, 3 javë para fundit.
Diferenca e ekipit të Shakhter Soligorsk me ndjekësit më të afërt, atë Bate Borisovin dhe Dynamo Minskun është 10, gjegjësisht 11 pikë.
Dembo Darboe luajti gjatë tërë 90-të minutave përballë Golemit, mirëpo pa mundur të shënojë ndonjë gol, derisa Ahmedi në lojë u aktivizua në minutën e 58-të, derisa në minutën e 74-të asistoi në golin e dytë të shënuar nga Skavysh. Përveç këtij të fundit, dy gola tjerë për këtë Shakhter Soligorsk në këtë transfertë, realizoi edhe Filipenko.
Ndryshe Darboe në 25 ndeshje këtë edicion ka arritur të shënojë 18 gola, duke kryesuar njëkohësisht edhe renditjen e golashënuesve në elitën e futbollit bjellorus, aty ku Vlaon Ahmedi ka regjistruar 21 ndeshje, duke shënuar edhe 3 gola.
Kujtojmë për dyshen Ahmedi-Darboe është ky trofeu i dytë, pas atij të SuperKupës së Bjellorusisë, që e fituan në fillim të këtij edicioni. (infOSport.mk)