Milani sonte në kuadër të javës së 10-të në Serie A do të mirëpret Torinon në “San Siro”. Para këtij takimi “kuqezinjtë” kanë marrë një lajm shumë pozitiv për dy nga lojtarët e skuadrës.
Në një intervistë për mediat italiane, trajneri Stefano Pioli ka konfirmuar rikthimin e dy futbollistëve në skuadër dhe që janë gati për ndeshjen e ditës së sotme me Torinon.
Behët fjalë për Theo Hernandez i cili ka mposhtur COVID-19, dhe Frank Kessie, i cili është shëruar nga gripi, me këtë të fundit që mund të nisë takimin si titullar.