Ish sulmuesi i Milanit, Luiz Adriano ka tërhequr vëmendjen me golin e shënuar me fanellën e Palmeiras, në duelin e fituar kundër Sport Recife me rezultatin 2:1.
Adriano, i cili ishte pjesë e Milanit për gati dy vite (2015-2017), barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 53-të, që më pas ish futbollisti i Juves, Felipe Melo të shënonte goliln e fitores për Palmeiras.
Luiz Adriano, pas një goditjeje këndi, e devijoi topin me të pasme, duke e dërguar atë në rrjetë. Pa dyshim ishet ky një ndër golat më të çuditshëm të shënuar nga ana e Adrianos në karrierën e tij, ndërsa i njëjti është komentuar shumë edhe nëpër rrjetet sociale.
Agora que vi o Luiz Adriano mandando a torcida do Palmeiras fazer silêncio após fazer um gol até sem querer. O que o cara tem na mente? O que passa na cabeça de um cidadão assim? pic.twitter.com/GgreRIKHoe
— Vessoni (@Vessoni) October 26, 2021