Një ndër basketbollistët më të mirë që ka njohur ndonjëherë NBA liga profesioniste, Majkëll Xhordan, vazhdon të regjistrojë rekorde të reja, edhe 18 vite pas tërheqjes së tij nga basketbolli.
Një palë atlete të veshura nga sportisti i famshëm janë shitur në ankand për një shifër thuajse 1.5 milion dollarë (1.472 milion), shifra më e lartë e ofruar ndonjëherë për një palë atlete.
Koleksionisti Nick Fiorella ka ofruar këtë shumë në ankanin e “Sotheby’s”, që u mbajt me datë 24 tetor në Las Vegas.
Atletet “Nike” që vendosën këtë rekord, janë përdorur nga Xhordan në ndeshjen e tij të pestë në NBA me Çikago Bulls në vitin 1984, sezoni i tij si debutues.
LATEST: Michael Jordan’s earliest known regular season game-worn Nikes sold at a Sotheby’s auction in Las Vegas for $1.472 million, breaking an auction record for sneakers. https://t.co/yWayfdzn4z
— Bloomberg (@business) October 24, 2021