FIFA ka dënuar jo vetëm Shqipërinë për sjelljen e tifozëve në “Air Albania Stadium”, por edhe Poloninë. Sigurisht që dënimi ishte pak më i rëndë për Shqipërinë, pasi ishte në rolin e nikoqirit dhe organizatorit të ndeshjes. Ndërkohë edhe polakëve u është tërhequr vëmendja pasi tifozët e tyre nisën përplasjen me mbështetësit shqiptarë.
Kështu FIFA ka dënuar Federatën Polake të Futbollit me 50.000 franga. Kësaj shifre i bashkangjitet edhe ndeshja e radhës me Andorën në transfertë, atje ku nuk lejohët asnjë tifoz i Polonisë që të mbështesë ekipin.
Ky vendim nuk është pritur mirë në Poloni që quanin vetëm Shqipërinë si fajtore për gjithçka që ndodhi atë mbrëmjen e 12 tetorit në “Air Albania Stadium”.