Shkëndija e sigurtë, Struga Trim Lum nuk mposhtet në Shkup

Shkëndija ka regjistruar fitore të sigurtë 2:0 përballë Rabotniçkit në ndeshjen e javës së 11-të të zhvilluar në Tetovë, njofton “infOSport.mk”. Nga një gol në secilën pjesë nga ana e talentëve, Dashmir Elezi – Florent Ramadani, bënë që Shkëndija të arkëtojë 3 pikë të vlefshme në luftën drejt kreut të tabelës së klasifikimit, aty ku për momentin ndodhet FC Shkupi, që dje në Çair mundi Renovën me rezultatin 2:1.

Me po të njëjtin rezultat Skopje falë “dopietës” së Alen Jasharovskit mundi Tikveshin në lagjen e Autokomandës në Shkup, derisa Akademia Pandev në Veles mundi Borecin vendas, në bankinën e së cilës skuadër debutoi Jane Nikolloski, ish portieri legjendar i FC Shkupit.

Makedonija GJ.P dhe Struga Trim Lum zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë në Gjorçe Petrov, duke barazuar në fund me shifrat 1:1.

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë. Fillimisht ishin vendasit që avansuan në minutën e 68-të me anë të mbrojtësit Mlladenovski, ndërsa barazimin Struga Trim Lum e arriti 9 minuta më pas me anë të rezervistit Dejan Cvetanoski.

Fitoren më të thellë këtë javë e regjistroi Bregallnica, që në Manastir mundi 3:0 ekipin e Pelisterit. Martin Stojanov shënoi dy gola në këtë përballje për ekipin nga Shtipi, ndërsa golin e tretë dhe të fundit të takimit e realizoi Stefan Kocev në minutat shtesë të takimit. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 11

FC Shkupi 2:1 Renova
Shkëndija 2:0 Rabotniçki
Makedonija GJ.P 1:1 Struga Trim Lum
Pelisteri 0:3 Bregallnica
Skopje 2:1 Tikveshi
Boreci 1:2 Ak. Pandev

Leave a Reply