Ernest Muçi ka shënuar golin e vetëm për Legian në transfertën ndaj Piast Gilvice, në të cilën ndeshje skuadra e sulmuesit shqiptarë pësoi disfatë 4:1, njofton “infOSport.mk”.
Muçi golin e vetëm për ish kampionët e Polonisë e realizoi në minutën e 21-të, duke kthyer shpresat e Legias.
Muçi mori një top në të majtë dhe pas një sprinti në zonë, lëshoi një goditje diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar duke dërguar topin në rrjetë për rezultat 2:1.
Ky ishte goli i 3-të këtë edicion për Muçin, i cili ka filluar të aktivizohet rregullisht në kampionat dhe në kompeticionet ndërkombëtare me Legian, skuadër kjo që në pjesën e dytë pësoi edhe dy gola të tjerë.
Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, Legia ka tubuar vetëm 9 pikë, duke u renditur në pozitën e 15-të. (infOSport.mk)