Skuadra shqiptare e Laçit ka gjetur shumë shpejtë zëvendësuesin e Vukiçeviç, duke emëruar për trajner Mirel Josën.
Josa është një nga trajnerët me më eksperiencë në kampionatin shqiptar, ndërsa së fundmi drejtonte skuadrën e Kukësit në 21 ndeshje.
Para se të rikthehej në kampionatin shqiptarë, i njëjti kishte bërë një karrierë edhe në futbollin kosovar, duek udhëhequr shumë herë kampionët e Kosovës, Prishtinën. Ndyshe Josa gjatë karrierës së tij ka udhëhequr edhe Tiranën, Elbasanin, Shkumbinin, Teutën, Vllazninë si dhe Skënderbeun, me të cilën skuadër kishte arritur edhe sukseset më të mëdha.
Ai me këtë skuadër ishte shpallur plotë 4 herë kampion i Shqipërisë dhe kishte fituar dy trofe të Kupës, ndërsa gjithashtu njëherë ishte shpallur kampion edhe me Tiranën, derisa me Prishtinën kishte fituar Kupën e Kosovës. (infOSport.mk)