Ish futbollsti i Shkëndijës vjen me një eurogol në Superligën shqiptare (VIDEO)

Sot në Superligën shqiptare në program ishin dy takime të javës së 6-të, njofton “infOSport.mk”.  Kukësi, pjesë e së cilës janë edhe dy ish futbollistë të Shkëndijës, mundi 2:0 Vllazninë e Mevlan Adilit, derisa Dinamo e Tiranës së Agim Ibraimit dhe Besir Demirit, triumfoi në transfertën ndaj Skënderbeut të Bekim Rexhepit.

Që të gjithë këto emra të lartëpërmendur ishin pjesë e Shkëndijës së Tetovës, përfshirë këtu edhe dyshen e Kukësit, Gjelbrim dhe Shqiprim Taipin, me këtë të fundit që realizoi një eurogol në sfidën ndaj Vllaznisë së Shkodrës.

Taipi shënoi me të djathtën e tij me topin që përfundoi lartë afër trekëndëshit të djathtë të portierit mysafir, Zogoviç.

https://www.facebook.com/supersport.albania/videos/406664711182829/

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 29-të, ndërsa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Kukësi 2, Vllaznia 0, e vendosi Edison Ndreca me golin e realizuar në minutën e 83-të.

Në takimin tjetër të zhvilluar në Korçë, Dinamo e Tiranës mundi vendasit e Skënderbeut me rezultatin minimal 1:0. Autorë i golit të vetëm në këtë përballje doli të jetë Stefen Çinedu në minutën e 69-të.

https://www.facebook.com/supersport.albania/videos/597848251639703

Në këtë mënyrë Dinamo e Tiranës u rikthye te fitorja pas 4 ndeshjeve, duke u pozicinouar tashmë në vendin e 5-të me 9 pikë, po aq sa ka edhe Vllaznia e vendit të katërt, ndërkohë Kukësi me 11 pikë u bashkëngjitet dy skuadrave të kreut, Teutës dhe Tiranës, me këta të fundit që kanë  edhe një ndeshje më pak, atë të nesërmen kundër Partizanit.

Sa i përket Skënderbeut të Bekim Rexhepit, ata vazhdojnë të mbeten në pozitën e fundit me vetëm 3 pikë të tubuara në 6 javë kampionat. (infOSport.mk)

Leave a Reply