Futbollisti i skuadrës kosovare të Besës nga Peja, Diar Halili, ka firmosur me ekipin e të rinjëve të Portos. Mbrojtësi vijon traditën e yjeve të Besës, që kanë firmosur në Portugali, duke pasur parasysh se më herët me gjigandët portugez kishte firmosur edhe Gentrit Salihu.
Kështu, Halili bëhet futbollisti i dytë i skuadrës së Besës nga Peja, që përforcon rradhët e Portos, skuadër kjo e njohur në futbollin europian dhe që gjithnjë kultivon talentë të rinj.
Halili te Porto do të luaj për një vit në formë huazimi, ndërsa më pas gjigandët portugez do të duhet të blejnë kartonin e tij.
Diar Halili në sezonin që lamë pas luajti 29 ndeshje si titullar me Besën e Pejës edhe pse në moshën 18 vjeçare, duke gjetur edhe golin.
Ky talent është gjithashtu edhe pjesë e moshave U-19 të Kosovës, teksa ka shansin e artë që të tregojë veten.