Derbi i javës së 11-të në elitën e futbollit vendor midis FC Shkupit dhe Renovës do të zhvillohet një ditë më herët nga ndeshjet e tjera të javës, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja midis dy skuadrave më të mira të momentit në Ligën e parë në program është me datë 23 shtator. Kështu e shtuna, ditë feste në vendin tonë pritet të jetë një festë shtesë edhe për Çairin, që do të jetë nikoqir i dy skuadrave më të mira shqiptare që aktualisht renditen në dy pozitat e para në renditje.
NDESHJET TJERA – Shkëndija në Tetovë do të mirëpret Rabotniçkin, në një tjetër ndeshje mjaft interesante, derisa Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit do të jetë nikoqir i Struga Trim Lum.
Pelisteri pas suksesit në kuadër të Kupës, një gjë të tillë do të tentojë të bëjë edhe në kampionat, aty ku në kuadër të xhiros së 11-të do të mirëpret Bregallnicën, Skopje në Autokomandë do të ndajë mejdanin me Tikveshin, ndërkohë Boreci nën drejtimin e trajnerit të ri, Jane Nikolloski do të luaj kundër Akademia Pandev. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 11 |
||||||||||||||||||
|